Olivier Giroud ka ngritur epërsinë për Francën ndaj Austrisë.
Pasi Kylian Mbappe e zhbllokoi sfidën duke realizuar një gol mjaft të bukur në minutën e 56-të, trekolorët tani kanë dyfishuar sfidën.
Francezi Giroud ka realizuar golin e dytë pas një shkëkputje në ajër, duke realizuar me kokë në minutën e 65-të nga një asistim i Griezmann.
Ky është goli i 49-të i Olivier Giroud me kombëtaren franceze, duke qëndruar tani vetëm dy gola larg barazimit të rekordit të Henrys.