image Gigi Hadid flet për lidhjen e Dua Lipës me vëllaun e saj

Bota e Yjeve

Foto/ Gigi Hadid flet për lidhjen e Dua Lipës me vëllaun e saj

news image

Pas ndarjes nga Isaac Carew, Dua Lipa nisi romancën e re me vëllain e motrave Hadid, Anwarin. Lidhja e tyre tashmë është konsoliduar, pasi burime pranë çiftit kanë treguar se Dua dhe Anwar kanë vendosur të bashkëjetojnë.

Ata shfaqen kudo së bashku, Dua ia ka prezatuar të dashurin familjarëve të saj dhe po ashtu ka bërë dhe Anwar. Madje, duket se dy motrat e tij, Bella dhe Gigi, kanë një raport mjaft të mirë me këngëtaren.

Së fundmi, Gigi ka publikuar në Instastory një foto të çiftit dhe krahas saj ka shkruar:

Ok, i dua kaq shumë këta të dy”- duke treguar edhe një herë tjetër se ka simpati për Duan dhe e mbështet plotësisht lidhjen e tyre.

Kujtojmë se Dua ishte e pranishme në ceremoninë e varrimit të gjyshes së Anwarit, ku u shfaq e veshur me të zeza pranë të dashurit dhe motrave të tij.