image Giannis fiton duelin ndaj Durantit, Lakers vazhdon të humbas

Basketboll

Giannis fiton duelin ndaj Durantit, Lakers vazhdon të humbas

news image

Tjetër natë interesante ka përfunduar në basketbollin amerikan NBA, raporton Sinjali Sport.

Ndeshja më interesante e mbrëmjes u zhvillua në mes Milwaukee Bucks dhe Brooklyn Nets.

Bucks arritën që fitojnë ndaj konkurrentit për titull Nets me rezultat 117:114.

Dueli në mes dy prej basketbollistëve më të mirë në ligë Giannis Antetokounmpo dhe Kevin Durant, u fitua nga ai i pari.

Giannis dy herë MVP luajti ndeshjen më të mirë në këtë edicion duke realizuar 49 pikë, ndërsa në anën tjetër Durant që ka një MVP të sezonit të rregullt dhe dy të finaleve, po ashtu tregoj formë të lartë duke shënuar 42 pikë dhe 10 kërcime.

Takim interesant u luajt edhe në “Staples Center”, Los Angeles Lakers priti Toronto Raptors.

Dueli në mes dy kampionëve të fundit të NBA-së, Lakers në vitin 2020 dhe Raptors 2019, u fitua nga këta të fundit me rezultat 114:121.

Kjo është loja e dytë që nga rikthimi i LeBron James në skuadër, por prapë po vazhdon ecuria e dobët nga Lakers, të cilët para “All Star-it” ishin në krye të Konferencës, tashmë janë në pozitë të gjashtë dhe rrezikojnë mosplasmanin në “PlayOff”.

Dyshja Pascal Siakam dhe Kyle Lowryn u bërën të parët në histori të Raptros që realizuan mbi 35 pikë një ndeshje së bashku, Siakam me 39 pikë dhe 13 kërcime, kurse Lowry me 37 pikë e 11 asistime.

Për vendasit mbreti James shënoi 19 pikë, por më efikasi ishte alo qendra Kyle Kuzma me 24 pikë.

Rezultatet e mbrëmjes së kaluar:

Brooklyn Nets – Milwaukee Bucks 114:117

Portland Trailblazers – Boston Celtics 129:119

Miami Heat – Charlotte Hornets 121:111

Sacramento Kings – Dallas Mavericks 111:99

Nee York Knicks – Houston Rockets 122:97

Phoenixs Suns – Oklahoma City Thunder 123:120

Philadelphia 76ers – San Antonio Spurs 113:111

Toronto Raptors – Los Angeles Lakers 121:114. /Gazeta Sinjali Sporti/