image Zyrtari i ambasadës së ShBA-së takon Kurtin, kërkohen hapa të menjëhershëm për shtensionim të situatës - Sinjali

Zyrtari i ambasadës së ShBA-së takon Kurtin, kërkohen hapa të menjëhershëm për shtensionim të situatës

news image

I ngarkuari me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Nicholas Giacobbe, ka njoftuar se ka takuar sot kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, me të cilin kanë diskutuar rreth situatës së fundit të krijuar në veri të Kosovës pas vendosjes së reciprocitetit për targat.

Giacobbe ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për rëndësinë e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për të zgjidhur çështjen e targave dhe për çështjet tjera.

“Hapat e menjëhershëm janë të nevojshëm për shtensionim të situatës. Veprimet mund të kenë pasoja të padëshiruara që ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të qytetarëve”, ka thënë ai.


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: