image Gëzohet Hoti pas kalimit të Rimëkëmbjes: U jam mirënjohës të gjithë deputetëve të Kuvendit

Politikë

Gëzohet Hoti pas kalimit të Rimëkëmbjes: U jam mirënjohës të gjithë deputetëve të Kuvendit

news image

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, pas shumë tentimesh, me 72 vota votuan pro Ligjit, e asnjë kundër e asnjë abstenim, shkruan Gazeta Sinjali.

Pas këtij votimi, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti shprehet falënderues për të gjithë deputetët që votuan këtë ligj.

Hoti përmes një postimi në Facebook tha se nga ky ligj, qytetarët dhe bizneset do ta ndjejnë përkrahjen direkte të Qeverisë.

Postimi i plotë:

U jam mirënjohës dhe u falenderohem të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilët besuan dhe e mbështetën Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike të Qeverisë së Kosovës.

Nga ky ligj, qytetarët dhe bizneset do ta ndjejnë përkrahjen direkte të Qeverisë, që bashkërisht t’i kalojmë sa më lehtë pasojat e shkaktuara nga #COVID19.

/Gazeta Sinjali/