Reperi Getinjo përmes postimeve të fundit na bëri të dyshojmë se është në lidhje.
Getinjo është mjaft aktiv në rrjete sociale me postime të ndryshme.
Ai natën e mbrëmshme duket se e kaloi në shoqëri të alkoolit dhe kishte disa gjëra për t`i thënë.
Getinjo postoi disa Instastory ku iu drejtua ish-partnereve të tij se ato duhet ta ‘bllokojnë’ atë sepse nga pija ai do t`u shkruaj atyre.
Por më vonë ai u shpreh se tanimë është në lidhje por që e harroi këtë fakt vetëm për pak.
Nuk dihet se a është në të vërtetë në lidhje reperi apo kjo ishte vetëm një shaka nga ana e tij. /GazetaSinjali/