Reperi i njohur Getinjo është shumë aktiv në rrjete sociale, ai shumë herë del hapur duke prekur tema të ndryshme, shkruan Gazeta Sinjali.
Në këtë rast, ai ka reaguar për femrat materialiste që lidhen me persona të moshuar për qëllime fitimprurëse, duke postuar foto me mbishkrime në InstaStory.
“Zemer mfal qe si kom 60 vjet… Mfal edhe qe se kom barkun e vjerrt…”, shkruan ai, duke thumbuar.
Kurse në postimin e fundit, Getinjo “femrës anonime” i thotë se po ta kishte ai babanë milioner, ajo do lidhej me të.
“Edhe mfal qe se kom baben milioner… Se ta kisha pas ishe dal me bab tem…”, janë fjalët e reperit.