image Gërvalla takohet me zyrtaren e lartë amerikane: Serbia të mbahet përgjegjëse për agresionin e saj

Politikë

Gërvalla takohet me zyrtaren e lartë amerikane: Serbia të mbahet përgjegjëse për agresionin e saj

news image

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është  takuar në Amerikë me Amanda Sloat, Asistente Speciale e presidentit Joe Biden dhe Drejtoreshë e Lartë për Evropën në Këshillin Kombëtar të Sigurisë me të cilën kanë biseduar edhe për agresionin në Banjskë.

Gërvalla tha se është theksuar rëndësia e mbajtjes së Serbisë përgjegjëse për sulmin terrorist të 24 shtatorit.

“Diskutuam situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe rajon, duke theksuar rëndësinë e mbajtjes së Serbisë përgjegjëse për agresionin e saj”, ka shkruar ajo në platformën X.

Në takim, Gërvalla njëherit ka kërkuar nga zyrtarja amerikane mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Gjithashtu u trajtua nevoja urgjente për forcimin e aftësive vetëmbrojtëse të Kosovës dhe kërkova mbështetje për anëtarësimin e vendit tonë në NATO. Mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të SHBA-së për Kosovën”.

/GazetaSinjali/