Ministrja e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Donika Gërvalla, është takuar me Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken.
Gërvalla përmes një postimi në Twitter, ka thënë se temë e bisedës ka qenë siguria dhe bashkëpunimi në Ballkan.
Gjithashtu ajo njoftoi se është biseduar edhe për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, duke shtuar se mes Kosovës dhe ShBA-ve gjithmonë do të jetë një lidhje veçantë.
“E inkurajuar nga një shkëmbim i besueshëm, kuptimplotë dhe i përzemërt me Sekretarin e Shteteve të Bashkuara Blinken për sigurinë dhe bashkëpunimin në Ballkan dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës. Gjithmonë do të ketë një lidhje të veçantë ShBA-Kosovë – nuk mund të kishim një mik më të vërtetë! Faleminderit Anthony Blinken”, ka thënë Gërvalla.