image Gërvalla: Shpresoj që BE ta marr seriozisht kërkesën për anëtarësim

Politikë

Gërvalla: Shpresoj që BE ta marr seriozisht kërkesën për anëtarësim

news image

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz ka folur në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Gërvalla-Schwarz tha se aplikimi do të bëhet në këtë muaj dhe se shpreson që Bashkimi Evropian ta marr seriozisht kërkesën për antarësim.

“Përcaktimi politik i Kosovës jo që sot por që në vitet e 90-ta ka qenë pro-perëndimor pro-evropian, nuk ka hap më të natyrshëm, fillimisht duhet të dorëzosh kërkesën për t’u anëtarësuar. Ky është synim i Kosovës, pra kemi thënë që do aplikojmë në fund te vitit dhe do ta bëjmë brenda dhjetorit, shpresojmë që BE ta marr seriozisht kërkesën tonë”, tha.

Ministrja Gërvalla tha se Qeveria nuk jep premtime por punë me intensitet që “gjërat të kryhen”.

Sa i përket aplikimit, Kosova është anëtare në disa organizata ndërkombëtare, por përcaktimi i qeverisë është të përfitoj qytetari i Republikës…. Anëtarësimi është proces i gjatë, nuk kryhet me një aplikim kemi bërë disa hapa dhe po shpresojmë që të arrijmë të anëtarësohemi. nuk japim premtime, jemi ata që punojmë me intensitet që gjërat të kryhen”, shtoi ajo në emisionin Context në ATV.

/GazetaSinjali/