Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka folur rreth situatës së krijuar në veri të vendit, ku ka thënë se Serbia po luan lojën që ka luajtur vazhdimisht, shkruan Gazeta Sinjali.
”Unë mendoj që Serbia luan lojën që ka luajtur vazhdimisht, të provokoj situatën sidomos kur jemi në proces të dialogut. Vazhdimisht është provokuar situata dhe ka mbizotëruar përpjekja e Serbisë që ky proces i dialogut në Bruksel, të ketë si temë të vetme vetëm eskalimin e situatës, e cila ka eskaluar në secilën prej rasteve përmes akteve të Serbisë”, tha ajo në ATV.
Tutje Gërvalla ka folur edhe për konfliktin dhe njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.
‘‘Mendoj që Serbia duhet ta shohë mundësinë reale që ekziston në këtë proces në të cilin ndodhet me Qeverinë e Republikës së Kosovës për zgjidhjen njëherë e përgjithmonë të konfliktit që kemi, pra për njohjen e ndërsjellët, e cila do ti hapte rrugën një zhvillimi më të mirë të dy vendeve tona dhe të rajonit. Por sjellja e tillë fatkeqësisht nuk është e re, do të kishim shpresuar të ishte ndryshe, por ja që nganjëherë gjërat nuk ndryshojnë”, shtoi ajo.