Shuajb Blakçori do të jetë kryetar i Partisë Guxo në degën e Podujevës.
Atë e ka prezantuar Donika Gërvalla, një nga zyrtarët më të lartë të Listës Guxo.
“Ky është Shuajb Blakçori, kryetari i zgjedhur i degës së Partisë Guxo në Podujevë në një kuvend dinjitoz. I vendosur, i mençur, energjik. Bindës në paraqitje, i urtë në fjalë, modest në sjellje” ka shkruar Gërvalla.
“Kryetarit dhe degës suksese në punën e tyre. E ardhmja iu takon atyre që guxojnë”, ka shkruar tutje ajo.
Përndryshe, kjo parti ka paralajmëruar se do t’i ketë dy kryetarë.