Ministrja e punëve të jashtme, Donika Gërvalla Schwarz, ka shkruar në Facebook, pas ministrja Albulena Haxhiu, njoftoi se në Venecia u votua pro ndryshimeve për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme.
Sipas Gërvallës ky është një hap i rëndësishëm, drejt luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Postimi i Gërvallës:
“Komisioni i Venedikut miratoi ndryshimet në Projektligjin për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk është vetëm premtim elektoral, por përkushtim i përditshëm i institucioneve të Republikës së Kosovës. Me vendimin e sotëm është bërë edhe një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur”, ka shkruar Gërvalla.