image Gërvalla nuk e largon flamurin e Kosovës, shpërfillet kërkesa e Rusisë dhe vazhdon mbledhja e Këshillit të Sigurimit

Politikë

Gërvalla nuk e largon flamurin e Kosovës, shpërfillet kërkesa e Rusisë dhe vazhdon mbledhja e Këshillit të Sigurimit

news image

Këshilli i Sigurimit ka vendosur që seanca për Kosovën të vazhdojë, përkundër kërkesës së Rusisë që Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ta heqë flamurin e Kosovës nga prapavija.

Pas rifillimit të seancës, kryediplomatja Donika Gërvalla nuk ka ndryshuar prapavijën dhe flamuri i Kosovës po vazhdon të qëndrojë sërish në ambientin prej nga është paraqitur.

Kërkesën për largimin e flamurit të Kosovës, përfaqësuesi i Rusisë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së e ka arsyetuar duke thënë se “Kosova nuk është e njohur si shtet por vetëm si territor”.

“Ne nuk jemi kundër ndaj përfaqësuesve të Kosovës, megjithatë dua të ndaj faktin që zonja Donika Gërvalla është ulur para flamurit të Kosovës. Kosova nuk është e njohur si shtet por vetëm si territor, prandaj kërkojmë që për të vazhduar prezantimin ajo ose të ndryshojë pamjen prapa ose të heq flamurin në mënyrë që të vazhdojmë tutje”, tha përfaqësuesi rus.

Ndaj kësaj kërkese të Rusisë, ka reaguar përfaqësuesi i Britanisë së Madhe duke thënë se nuk shohin arsye që të kryediplomatja kosovare të ndryshojë pamjen nga ku do të prezantojë.

“Ky nuk është një takim zyrtar dhe ne nuk shohim ndonjë arsye që ministrja Gërvalla të ndryshojë pamjet mbrapa për të vazhduar prezantimin”, tha përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar.

/GazetaSinjali/