image Gërvalla i përgjigjet Selakoviqit për pretendimet se katër shtete do ta çnjohin pavarësinë e Kosovës

Politikë

Gërvalla i përgjigjet Selakoviqit për pretendimet se katër shtete do ta çnjohin pavarësinë e Kosovës

news image

Gjatë një konference për media, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është deklaruar lidhur me pretendimet e homologut të saj serb, Nikola Selakoviq, se katër shtete janë gati ta çnjohin Kosovën si shtet.

Ajo tha se nuk kanë informacione për çnjohje mirëpo, kanë pasur informacione se Serbia ka lobuar për çnjohjen e Kosovës, madje, siç tha ajo, në disa raste atyre u është ofruar edhe sheqer.

“Kemi pasur informacione nga shtete të ndryshme në kontinente të tjera se Serbia s’ka pushuar për asnjë moment së punuar për çnjohje të Kosovës nga shtete të ndryshme”.

“Madje nga shtete të Kontinentit Afrikan ka pasur oferta të kombinuara të armëve ruse të kombinuara me vaksina ruse dhe për çudi sheqer. Kjo ka qenë oferta për disa shtete që nuk e kanë tërhequr njohjen për Kosovën.”

/GazetaSinjali/