image Gërvalla: Daçiq s’pati asnjë pikë pendimi për sulmin e 24 shtatorit

Politikë

Gërvalla: Daçiq s’pati asnjë pikë pendimi për sulmin e 24 shtatorit

news image

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka deklaruar se Serbia jo vetëm që nuk është e gatshme dhe konstruktive, por homologu i saj Daçiq edhe në fjalimin e tij nuk paraqiti asnjë pikë pendimi për atë që ndodhi më 24 shtator.

Një deklaratë të tillë kryediplomatja kosovare e bëri pas takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Tiranë.

“Asnjë pikë pendimi për atë se çfarë ka ndodhur më 24 shtator, asnjë gjysmë gjesti i cili tregon që Serbia e ka kuptuar gabimin ose Serbia nuk do ta përsërisë më atë që ka tentuar të bëjë më 24 shtator”, tha Gërvalla për RTSH-në.

Ajo shtoi se ajo që ka tentuar Serbia ka qenë tentative serioze për të pushtuar një pjesë të territorit të Republikës së Kosovës.

Gërvalla tha se “nuk jemi naiv që të mos përgatitemi për sfida në të ardhmen”.

https://www.facebook.com/rtshradiotelevizionishqiptar/posts/pfbid083ndtiXpKvvKokyrPgHK1poWVFVDR9iUGtJ8navwiy8heb6nzysttyAusi9ref2Nl?cft[0]=AZUfLavgHvjtrNOmVp6qv7Vw6WmRarBCht0lnXJXniHcxy3y8Bvmu7cRfKJuKfyajkUWLq_tibG4RF8h-fCxD1uRjkG4Z4OJGDlDQouk_gAQIfVpmY7eClUZjZN0Skvg44Sw9x7yubut-isG6LY9gB4qQar2H3IsD9cLSzJxaEhb1s0MFIhSiMs6YZEGpkjfUjs&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/