image Gërvalla: Çdo model që lejon Serbinë të minojë sovranitetin duhet të refuzohet

Politikë

Gërvalla: Çdo model që lejon Serbinë të minojë sovranitetin duhet të refuzohet

news image

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, është deklaruar pas bisedave të zhvilluara në Ambasadën Amerikane për Asociacionin.

Gërvalla nëpërmjet një postimi në Twitter ka shkruar se: Çdo model që lejon Serbinë të minojë sovranitetin e Kosovës duhet të refuzohet nga të gjithë ata që synojnë paqen e qëndrueshme dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në rajon.

Zv.kryeministrja e Kosovës ka falënderuar ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë Jeff Hovenier për pritjen e takimit të sotëm.

“Kosova ofron kornizën më të avancuar të të drejtave të pakicave në Evropë”, ka shkruar ministrja e Punëve të Jatshme.

/GazetaSinjali/