Aktori i njohur amerikan, George Clooney siç duket është gati të nis një biznes të ri.
Biznesi që po përflitet në mediat amerikane ka të bëjë me djathin, pasi që sipas tyre aktori “çmendet” pas djathit italian të deleve “Pecorino”.
Sipas burimeve të “Daily Star”, aktori së shpejti do të nisë biznesin e djathit, transmeton Sinjalin.
Kujtojmë që Clooney është i dhënë pas biznesit. Ai në vitin 2013 lansoi një linjë tekile të quajtur “Casamigos” si dhe tani dëshiron të importojë djath në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Sinjali/