image Stuhia Denis në Angli përmbyt vilën e George Clooney

Bota e Yjeve

Showbiz/ Stuhia Denis në Angli përmbyt vilën e George Clooney

news image

Stuhia e fortë që goditi Anglinë këtë javë ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në gjithë Anglinë, transmeton Gazeta Sinjali.

Vila e George dhe Amal Clooney në Bekshirë, e cila kushton 12 milionë paund është përmbytur nga stuhia Denis.

Uji ka kapluar oborrin e tyre, fushën e tenisit dhe verandën e shtëpisë. Rezidenca e tyre është e shekullit të XVII dhe ndodhet mes një ishulli.

Kjo nuk është hera e parë që stuhia e godet. Edhe në 2016-në, oborri i shtëpisë së tyre, pësoi një përmbytje. Në atë kohë, familja bashkë me binjakët e tyre të vegjël u transferuan në një shtëpi tjetër pasi rinovimi i shtëpisë mori 18 muaj./Gazeta Sinjali/