image Genta tregon se ish i dashuri nuk e linte t'i lyente as buzët

Foto/ Genta tregon se ish i dashuri nuk e linte t’i lyente as buzët

news image

Ish-banorja e “Big Brother”, Genta Gjalpi, vazhdon të jetë një nga personazhet më të komentuara në media prej vitesh. Ajo komentohet jo vetëm për fotot provokuese që poston në rrjete sociale, por edhe për deklaratat dhe faktin që flet gjithnjë pa dorashka.

Së fundmi në një foto të biznesmenit Elton Ilirjani, Genta ka treguar se ka pasur dikur një të dashur që nuk e lejonte të dilte me zhapone dhe as të lyhej me buzëkuq.

“Në Tepelenë lyhen buzët më mire”, shkruante Eltoni ndërsa Genta i komentoi: “Une kam pas nje tepelenc po ai as me linte me zhapone, jo më të lyeja buzët”.

“Ke gjet Tepelensin e gabuar”, iu përgjigj Eltoni.