Genta Ismajli, këngëtarja e shumë hiteve ka kohë që ka paralajmëruar një bashkëpunim, transmeton Gazeta Sinjali.
Ajo ka bërë të ditur tashmë edhe emrin e këngëtarit me të cilin presin t’ia sjellin publikut edhe hitin e radhës.
Fero, këngëtari i shumë përfolur është ai që bashkë me Ismajlin do të vijnë me këngën e re. Projekti i tyre pritet të lansohet së shpejti.
Njoftimi ka ardhur nga partneri i artistes shqiptare, Huseyin Usta, i cili ka azhurnuar fansat me një postim në InstaStory.