Rep-artisti i njohur Gent Fatali, ka folur rreth lajmeve se ai dhe këngëtarja gjithashtu e njohur, Samanta Karavella, ishin në një lidhje dashurie.
Këtë e ka bërë së fundmi në një intervistë për RTV Ora, transmeton Gazeta Sinjali.
Artisti ka thënë se mes tij dhe Samantës nuk ka ndodhur asgjë, si dhe se nuk i pëlqen t’i krijojë lidhje me femrat e estradës.
“Nuk është aspak e vërtetë. Përveç performimit tonë në klip nuk ka pasur asgjë tjetër. Samantën nuk e kam parë me sy tjetër përveçse si kolege dhe si shoqe. Edhe kur kam qenë i vogël e deri tani, femrat e shoëbizit nuk më kanë pëlqyer asnjëherë. Më tepër më pëlqejnë femrat e thjeshta”, citohet të ketë thënë Genti.
Kujtojmë se dyshja e patën publikuar në vitin 2016 këngën “Na e dina”. Kënga ishte mirëpritur nga publiku dhe deri më tani numëron mbi 44 milionë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/