Kryeministri i vendit, Albin Kurti gjatë ditës së sotme ka pritur në takim ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj.
Shefi i ekzekutivit takimin me diplomatin shqiptar, e ka mbajtur të mbyllur dhe pa praninë e mediave.
Këto të fundit u lejuan të marrin vetëm pamje në fillim të takimit.
Përveç Kurtit, ministri Cakaj është pritur gjatë ditës në takim edhe nga presidenti, Hashim Thaçi, kryeparlamentarja, Vjosa Osmani dhe homologu i tij, Glauk Konjufca.