image Cakaj u largua nga Vetëvendosje se nuk pajtohej me Kurtin për pavarësinë e Kosovës

Kosovë

Deklaratë/ Cakaj u largua nga Vetëvendosje se nuk pajtohej me Kurtin për pavarësinë e Kosovës

news image

Ministri Cakaj, ka theksuar se gjatë kohës sa ishte në Vetëvendosje kishte disa arsye pse nuk pajtohej me Kurtin, por 3 ishin arsyet kryesore se pse është larguar nga Vetëvendosje në vitin 2008.

Një nga arsyet është edhe sjellja e Vetëvendosjes karshi pavarësisë së Kosovës që atë kohë sipas Kurtit ka qenë një hap përpara e tri mbrapa për shtetin e Kosovës, ndërsa për Cakajn shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte historike.

“Janë tri arsye pse unë jam larguar nga Vetëvendosje, njëra është refuzimi i tyre kategorik për marrëveshjen e Rambujesë, atë kohë ka pasur peshë, unë kam ruajtur bindjen se marrëveshja e Rambujesë ka qenë domosdoshme. Arsyeja e dytë është Plani i Ahtisaarit, kam konsideruar se nuk ka pasur asnjë rrugë tjetër diplomatike për të siguruar njohje ndërkombëtare, nuk e kam konsideruar si të mirë por si të pashmangshëm ndërkaq Vetëvendosje kanë qenë të ashpër. Arsyeja e tretë e largimit tim është sjellja e Vetëvendosjes karshi pavarësisë së Kosovës, që sipas tyre ka qenë një hap përpara e tri mbrapa, ndërsa për mua ka qenë historike”, ka thënë Cakaj në Dukagjin./ Gazeta Sinjali/