image Cakaj flet për zhvillimin në Ballkan gjatë takimit me ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s

Shqipëri

Cakaj flet për zhvillimin në Ballkan gjatë takimit me ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s

news image

Ministri i Punëve të Jashtme në Republikën e Shqipërisë, Gent Cakaj, ka marrë pjesë sot në një mbledhje virtuale apo online, që është zhvilluar ndërmjet ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Cakaj përmes një postimi në Facebook, i cili thotë se gjatë këtij takimi kanë biseduar për sigurinë transatlantike dhe jo vetëm.

Postimi i plotë:

Sapo mbyllëm ditën e parë të mbledhjes virtuale të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s.

Biseduam hollësisht për sigurinë transatlantike, sfidat e marrëdhënieve me Rusinë dhe Kinën, situatën në Afganistan, zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe atyre pranë Detit të Zi. Takimi ynë do të vazhdojë edhe nesër.

/Gazeta Sinjali/