Gjatë fëmijërisë tonë, të gjithë mund të kemi dëgjuar gënjeshtra nga prindërit tanë për të na ndaluar të bëjmë gjëra të cilat atyre nuk iu pëlqejnë.
Pjesa qesharake, por e lezetshme për këtë është se kryesisht çdo fëmijë e besoi atë. Pra, le të vlerësojmë disa nga këto momente qesharake kur prindërit tanë na gënjenin:
Nëse nuk do të pini qumësht atëherë nuk do të rriteni;
Nëse nuk do të silleni siç duhet atëherë përbindëshi do të vijë dhe do t’ju hajë;
Mos bëni fytyra kaq të çuditshme sepse nëse nuk ndaleni, do të mbetet e njëjtë përgjithmonë;
Prisni edhe 10 minuta më shumë se jemi gati aty;
Të gjitha foshnjat kanë ardhur nga engjëlli në tokë;
Mos i fusni gishtat në hundë, përndryshe do të mbeten aty;
Herën tjetër me siguri do ta blejmë këtë lodër. Tani për tani nuk është në shitje;
Mos u shqetëso injeksionet nuk janë aq të dhimbshme;
Nëse gëlltitni çamçakëz, atëherë do të ngjiten zorrët në stomak për shumë vjet;
Lani dhëmbët çdo natë, përndryshe do t’iu bien;
Mami do të shkojë te mjeku për të bërë një injeksion? A do edhe ti?.