Shefi i Kabinetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Bajram Gecaj, i ka reaguar ish-zëvendëskryeministrit, Haki Abazit.
Ky i fundit tha se lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa duhet të merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e vrasjes së Ahmet Krasniqit dhe për fondin e tre përqindëshit, transmeton Gazeta Sinjali.
Gecaj tha Abazi është poçavër grindavece dhe se është njëri ndër meritorët për tatëpjetën e liderit suprem, Albin Kurtit.
“Haki Abazi, kjo poçavër grindavece, është largë zotërimit të mjeshtërisë së “spin doctoring” (doktor dredhishë/tjerrjesh), pasi që kjo “mjeshtëri” kërkon pasjen e trurit, e të cilin Abazi ashiqare e ka me mungesë të konsiderueshme! Ai është padiskutim ndër më meritorët për tatëpjetën e LIDERIT SUPREM, Albin Kurti”, ka shkruar Gecaj.