Kryetari i Komunës së Pejës njëherësh nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se partia e tij ka emra të mjaftueshëm për postin e kryeministrit.
Muhaxheri në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin, ka deklaruar se LDK-ja ka shtatë apo tetë figura që mund t’i çojë proceset përpara pa u frikësuar.
“Të gjithë ish-ministrat e LDK-së mund të jenë kryeministra. LDK ka Avdullah Hotin, Arban Abrashin e disa të tjerë”, citohet të ketë thënë ai.
Megjithatë, sipas Muhaxherit, zgjidhja më e mirë kalimtare do të ishte një qeveri gjithëpërfshirëse./Gazeta Sinjali/