image Gazmend Muhaxheri thotë se LDK duhet ta votojë Vjosa Osmanin për presidente

Politikë

Gazmend Muhaxheri thotë se LDK duhet ta votojë Vjosa Osmanin për presidente

news image

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, ka deklaruar se grupi parlamentar i kësaj partie duhet të qëndrojë në sallën e kuvendit dhe të votojë për Vjosa Osmanin si presidente, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas tij, kjo parti duhet ta dëgjojë zërin e qytetarëve, të cilit ia kanë dhënë Osmanit mbështetjen.

“Se a duhet të jenë deputetët e LDK-së në seancë kur votohet presidentja, është çështje e kryetarit të ri dhe delegatit. Unë personalisht mendoj që duhet të rrimë në seancë dhe me i jep mbështetje presidentes së re sepse ka marrë mbështetjen e qytetarëve të Kosovës. Ne duhet ta dëgjojmë zërin e qytetarëve”, tha ai para gazetarëve, para se të fillojë kuvendi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të LDK-së.

Muhaxheri foli edhe për ambiciet e tij të kahmotshme për të qenë kryetar i kësaj partie.

“Kanë ndërru rrethanat, një gjeneral i ka çit gjeneralët e tjerë prej lojës. Tash vijnë gjeneralët e tjerë me vazhdu lojën. Ne që kemi qenë të vjetër, d.m.th. jemi dal prej lojës”, tha ai./Gazeta Sinjali/