Gazetarja shqiptare, Lediona Xhelaidnaj së bashku me familjen e saj është vetëkarantinuar pas lajmit se një mësues grek në një shkollë private në Korçë, ku mësonte vajza e saj, ka rezultuar të jetë i infektuar me koronavirus.
Sipas asaj që raporton Abc News, mësuesi ndodhet në Greqi dhe është duke u mjekuar atje, por që raportohet se ai kishte pasur kontakt me shumë nxënës dhe kolegë pak orë para urdhërit të Ministrisë së Arsimit.
Gazetarja ka shpjeguar se lajmin për mësuesin e infektuar me koronavirus, e ksihin marrë me një mesazh.
Xheladinaj ka thënë se është skandaloze që prindërit dhe nxënësit të njoftohen 4 ditë me vonesë nga momenti kur arsimtari ka dalë pozitiv.
Në njoftimin e shkollës citohet se shkolla u mbyll 4 ditë përpara se mësuesi të shfaqte shenjat.
Në Shqipëri aktualisht numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 55, teksa është shënuar vetëm një viktimë./Gazeta Sinjali/