Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte sot në Vlorë duke marrë pjesë në konferencën “Drejt së Ardhmes: Qyteti im, Shtëpia ime”.
Rama ndaloi edhe në Darëzezë për të inaguruar një rrugë. Teksa fliste në konferencë, një numër i madh gazetarësh e pritën atë jashtë me qëllim marrjen e një përgjigjeje për procesin e zgjedhjes së Presidentit.
Por, në momentin që Rama ndaloi, gazetarët e pyetën atë në lidhje me një deklaratë të Berishës duke marrë një përgjigje tipike.
Biseda mes tyre:
Gazetarja: Berisha nga Vlora tha…
Rama: Kush është ky?
Gazetarja: Ai
Rama: Kush pra?
Gazetarja: Berisha
Rama: Ndjesë Pastë!