image Gazetari ukrainas: Të burgosurit me përvojë luftarake do të lirohen

Botë

Gazetari ukrainas: Të burgosurit me përvojë luftarake do të lirohen

news image

Gazetari ukrainas i “The Kyiv Independent”, Illia Ponomarenko ka shkruar se të burgosurit e Ukrainës që kanë përvojë lufte do të lirohen për të luftuar kundë forcave ruse.

“Të burgosurit ukrainas me përvojë luftarake do të lirohen me angazhimin për të luftuar për vendin”, ka shkruar Ponomarenko.

Ukraina ka hyrë në ditën e pestë të luftimeve të ashpra. Qytetarë të Ukrainës edhe sot janë zgjuar me bombardime.

/GazetaSinjali/