image Gazetari kosovar në Gjykatën Speciale: Kam qenë i intervistuar edhe në Kosovë

Drejtësi

Gazetari kosovar në Gjykatën Speciale: Kam qenë i intervistuar edhe në Kosovë

news image

Gazetari Halil Berisha, ka vazhduar dëshminë e tij në rastin e ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati.

Ai nga prokurori i specializuar u pyet lidhur me disa shkrime të publikuara në mediumin ku ai punonte.

Pas përfundimit të pyetjeve nga prokurori, Berisha u pyet nga avokati i Nasim Haradinajt, nëse ka qenë ndonjëherë më parë i intervistuar nga Gjykata Speciale.

“Kam qenë i intervistuar në Kosovë”, ka thënë ai.

Avokati më tutje e pyeti edhe për kohën se kur është intervistuar. Ai e pyeti gazetarin nëse intervistimi është bërë më 25 gusht të këtij viti.

“Po me sa më kujtohet”, ka thënë ai.

Ai u pyet edhe se në çfarë cilësie është intervistuar.

Po i kam pyetur dhe më kanë thënë që nuk jam në cilësinë e të dyshuarit”, ka thënë ai.

“Unë jam gazetar dhe nuk e kam pritur që ka me u ftua as për intervistim si dëshmitarë dhe as si i dyshuar sepse unë e kam kryer punën time në përpikëri dhe profesionale. Se kom prit së pari që ka me qenë i ftuar. Kur më është bërë ftesa unë kam kërkuar që bashkë me mua të jetë edhe avokati Arianit Koci”, ka thënë tutje Berisha./GazetaSinjali/