Pas përfundimit të konferencës për shtyp të kryetarit të posazgjedhur, Agim Ademi, ndodhi një përplasje në mes të ushtruesit të detyrës së sekretarit të përgjithshëm të FFK-së, Taulant Hodaj dhe gazetarit sportiv, Arbnor Rahova.
Rahova u ankua që nuk iu dha mundësia e pyetjeve gazetarëve sportivë, të cilët u desh ta prisnin jashtë mbajtjen e Kuvendit, me vendim të FFK-së.
Ademi dhe Hodaj refuzuan të përgjigjeshin në pyetjen se përse nuk iu lejua hyrja në Kuvend gazetarëve sportive.
Hodaj po largohej me ironi nga konferenca, i ndau disa llafe me gazetarin sportiv.
Federata e Futbollit u arsyetua me mungesë të hapësirës së mjaftueshme, kur e dha dje njoftimin se mediat nuk do të mundë të jenë prezentë në sallë, në selinë e FFK-së.
Ndaj këtij vendimi ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).