image Gazetari Hoxha: Atentati ndaj Kurtit balonë dhe histori e stisur, Prek Kodra është gjuetar

Kosovë

Gazetari Hoxha: Atentati ndaj Kurtit balonë dhe histori e stisur, Prek Kodra është gjuetar

news image

Gazetari nga Shqipëria, Artan Hoxha ka thënë se përgatitja e atentatit ndaj kryeministrit Albin Kurti ishte një histori e stisur.

Hoxha tregoi me detaje se si paramendohej të zhvillohej krejt ky atentat.

“Ky është një zebelin i madh, i cili u fry, jo pa qëllim. Në Shqipëri 72 orë janë marrë me këtë edhe në Kosovë gjithashtu, sepse nuk është gjë e vogël të organizohet një atentat që synon ta godas kryeministrin e Kosovës, nënkryetarin e Kosovës dhe zotrin Haxha dhe aksioni do të kryhej për gjatë 4 muaje. Në fillim do të vritej Ismet Haxha, pastaj në shenjë hakmarrje, gjoja, do të ekzekutohej Xhavit Haliti dhe pastaj situate do të dilte jashtë kontrollit dhe do të vritej edhe kryeministri i Kosovës.

Ky është një informacion që i ka shkuar ish-drejtorit të Policisë. Është grabitur arkiva elektronike dhe tek kjo arkiva kishte një dokument që pastaj u publikua, ishte pikërisht ky”, tha ai.

Tutje, ai tha se i dyshuari për këtë përgatitje të atentatit, Prekë Kodra është vetëm një gjuetar. Hoxha thotë se Kodra nuk është as snajperist dhe nuk ka qenë asnjëherë në forcat speciale të Shqipërisë.

“Prekë Kodra, i cili banon në perfieri të Shkodrës, u relatua edhe nga mediat shqiptare, si snajperisti më i mirë në Shqipëri.  Kjo për mua është në fund e krye një histori e stisur. Kurti është kryeministri i Kosovës, e pastë jetën e gjatë, nuk ka pas asnjë fije rreziku që i vije nga një shtetas i Shqipërisë.  Personi në fjalë është një gjahtar, kaq. Nuk është as snajperist, nuk ka qenë as në forcat speciale të Shqipërisë.

 Prekë Kodra, vetë dje më ka treguar se është vënë në dijeni të gjithë kësaj hisotrie, ditën që është publikuar nga hakerat iranian, informacioni që i ka shkuar drejtorit të policisë. Ai ska ditë asgjë”, tha ai.

/GazetaSinjali/