image Gazetari britanik që raportoi për luftën e Kosovës shpallet “Qytetar Nderi” nga Rama

Sociale

Gazetari britanik që raportoi për luftën e Kosovës shpallet “Qytetar Nderi” nga Rama

news image

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shpallë ‘Qytetar nderi’ gazetarin britanik, Vaughan Smith, në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, për raportimin e tij gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Rama tha se ndër ata që kontribuuan dhe i treguan botës me fjalë për vuajtjet e popullit kosovar, ishin edhe shumë të huaj gazetarë.

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka mbajtur sot seancë solemne me rastin e 11 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Kryeqytetit, ku Rama tha se 23 vjet më parë, Prishtinës iu kthye shpresa për lirinë.

“Jemi mbledhur këtu për ditën e çlirimit të Prishtinës. Sot 23 vjet më parë Prishtinës iu kthye shpresa për lirinë. Kjo ditë shënon fundin e bombardimeve të NATO në Kosovë sepse mijëra gra e burra e fëmijë sakrifikuan jetën e tyre për liri. Falë tyre sot e gëzojmë atë ëndërr në vendin tonë

Falë tyre 11 qershori është bërë simbol i shpresës. Në këtë kapitull të ri është radha jonë të nderojmë veprën e atyre që sakrifikuan për liri. Jemi ne ata që kemi shumë punë për të bërë. Sot u përulemi dëshmorëve të rënë dhe familjarëve të tyre. U përulemi qytetarëve të dëbuar. Le ta kujtojmë 11 qershorin që të punojmë për brezat që po vijnë”.

E kryetari i Kuvendit Komunal, Fehmi Kupina theksoi se obligim është që asnjëherë të mos ndalet puna e ndershme për Prishtinën.

“23 vjet më parë forcat e UÇK kishin hyrë me qëllim të parandalimit nga forcat serbe. Sot bëhet 23 vjet kur Prishtina frymon lirshëm ku falë UÇK dhe ndihmës të pakursyer të NATO arritëm ta largojmë Serbinë. Në ndër të ditës së sotme edhe si komunë kaluam shumë sfida. Ne jemi të vetëdijshëm se kemi vështirësi në përmirësimi e kushteve jetësore. Prishtina sot është shndërruar në një qytet që pret të gjithë pa dallim. Këto të arritura nuk duhet të na japin komoditetin. Prandaj obligimi është që asnjëherë mos të ndalim duke punuar ndershëm për Prishtinë. urime dita e çlirimit të Prishtinës”.

Ndërsa përfaqësuesi i UÇK, Fatmir Sopi kujton lëvizjet studentore që dridhen themelet e Jugosllavisë“23 vjet më parë ëndrra e popullit tonë për liri u bë realitet. Kujtojmë gjyshërit tanë që na mësuan në frymën e patriotizmit. Kujtojmë lëvizjet studentore që dridhen themelet e Jugosllavisë. Respekt për shumë organizata të udhëhequra nga baca Adem Demçi, raporton EO.

Në flamurin të prirë nga Adem Jashari e Zahir Pajaziti u organizua luftë për çlirimin e Kosovës. UÇK ka zhvilluar luftë të drejtë dhe si e tillë fitoi përkrahjen e gjithë botës demokratike dhe kishte forcën më të madhe NATO-n. jemi dëshmitar te proceseve gjyqësore ndaj udhëheqësve te UÇK te cilët ndodhen padrejtësisht ne Hagë ne vend qe te jene kriminelët serb”.

/GazetaSinjali/