image Gazetari akuzon gruan e Elvis Naçit për ndërhyrje estetike në fytyrë dhe trup

Shqipëri

Gazetari akuzon gruan e Elvis Naçit për ndërhyrje estetike në fytyrë dhe trup

news image

Gazetari nga Shqipëria, Bledi Mane ka akuzuar gruan e hoxhës Elvis Naçit për luksin e saj të tepruar dhe ka vënë në dyshim bamirësinë e tij.

Mane pretendon se gruaja e Elvis Naçit, Fatma i harxhon 3200 euro çdo javë për ndërhyrje estetike në fytyrë dhe në trup, shkruan Gazeta Sinjali.

Statusi i plotë:

Gruaja e Elvis Naçit/ 3200 EURO ÇDO JAVË PËR NDËRHYRJE PLASTIKE NË FYTYRË DHE NË TRUP

Me të drejtë ju jeni të merakosur ku shkojnë paratë tuaja që ia jepni bamirësit për të ndihmuar një familje të varfër?

Thjesht, qartë, saktë, bukur po ua shpegoj:

Kur ju i dhuroni 15 euro fondacionit misterioz të Elvis Naçit, 5 euro shkojnë në blerjen e një spitali privat, 3 euro për hapjen e një dyqani syzash dielli, 2 euro për pagesat e sharësve dhe kërcënuesve në internet, 1 euro për blerje orizi për familjen e varfër, 4 euro i përlan gruaja e bamirësit imam…

Çdo javë Fatma Naçi trajton veten me Botoksin e Plotë për rrudhat e fytyrës me një çmim simbolik 200 euro. Vazhdon me maskën Mikrodermoabrazion me Prerje Diamanti 70 euro për 20 minuta. Nuk harron as për depilimin me lazer në gjithë trupin me një çmim modest prej 1800 eurosh, tretjen e dhjamrave të tepërt në bark, trajtim periodik celulitesh.

Na falni një minutë ndoshta edhe unë si gazetar gabohem por më mirë të pyesim çfarë pune ka bërë dhe bën Fatma, gruaja e bamirësit Elvis Naçi?

Nëse punon diku sa e ka rrogën Fatma dhe a i mjatojnë paratë e rrogës të stukojë, rimodelojë e të plastifikojë fytyrën dhe trupin?

Shënim i rëndësishëm/.Elvis, sot pres sharje dhe mallkime vetëm nga femrat, meshkujt të bëjnë pushim!

/GazetaSinjali/