image Gazeta zvicerane Blick: Beogradi dhe Prishtina po luajnë me zjarrin

Politikë

Gazeta zvicerane Blick: Beogradi dhe Prishtina po luajnë me zjarrin

news image

Gazeta zvicerane Blick ka realizuar një shkrim në lidhje me zhvillimet në veri të Kosovës të titulluar Beogradi dhe Prishtina po luajnë me zjarrin.

“Ushtria serbe dhe ekstremistët e së djathtës ekstreme u mblodhën në kufirin me Kosovën. Çka po fshihet prapa tensionimit? A është e mundshme lufta e hapur? Shpjegimet e ekspertëve për fuqinë e barutit në Ballkan” thuhet në shkrim e autorit Guido Felder.

A mund të ketë luftë klasike mes Serbisë dhe Kosovës?

“KFOR-i është në gjendje alarmi. Koloneli Egon Frank, që drejton kontigjentin gjerman, ka deklaruar për “Die Welt” se ka një “rrezik permanent të përkeqësimit të situatës së sigurisë.” Një deklaratë e vetme nga Albin Kurti apo Aleksandër Vuçiqi mund të jetë e mjaftueshme…”

Blick ka marr edhe politologë dhe ekspertë të Ballkanit që e përjashtojnë mundësinë e një lufte klasike.

Aty përmendet se si Serbia po të hynte në Kosovë do të duhej të ballafaqohej me KFOR-in, që ndodhet në vendin tonë me mijëra trupa.

“Bashkësia ndërkombëtare, dhe në veçanti Shtetet e Bashkuara, po kërkojnë një zgjidhje të shpejtë të negociuar. Dhe sa më e tensionuar situata, aq më shumë mund të presin dy qeveritë në Kosovë e Serbi për koncesione”, thotë eksperti Daniel Bochsler.

Kujtojmë se barrikadat në rrugët që çojnë drejt pikave kufitare në veri të vendit vazhdojnë në ditën e njëmbëdhjetë të tyre. Ato ishin vënë pas arrestimit të ish zyrtarit policor Dejan Pantiq. Por, tensionet veçse kishin qenë të larta edhe paraprakisht kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte provuar që të organizonte zgjedhjet e parakohshme lokale për datën 18 dhjetor.

Megjithatë, zgjedhjet ishin shtyrë nga presidentja e vendit Vjosa Osmani për në muajin prill të vitit tjetër.

/GazetaSinjali/