image Gazeta spanjolle bën shaka, thotë të shkëmbehet Rey Manaj me Lautaro Martinezin

Futboll

Futboll/ Gazeta spanjolle bën shaka, thotë të shkëmbehet Rey Manaj me Lautaro Martinezin

news image

Gazeta satirike, ‘La Galerna’ ka vazhduar talljet e saj. Kësaj radhe objekt i shkrimeve të saj ishte sulmuesi i kombëtares shqiptare Rey Manaj.

Ata kanë inskenuar një ngjarje kinse presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu i ka ofruar shkëmbim kok me kokë Interit mes Rey Manajt dhe Lautaro Martinezit, transmeton Gazeta Sinjali.

Më poshtë keni skenarin që është pjesë e artikullit satirik të gazetës spanjolle:

Bartomeu: Shikoni pak tani ofertën time. Ne qendrojmë për Lautaro Martinezin dhe i’u japim në shkëmbim ofertën tonë më të mirë, Rey Manajn.

Zhang: Më falni zoti Bartomeu, mendon se jemi gjë idiotë?

Bartomeu: Zotërinj, Rey Manaj është ndoshta sulmuesi më i mirë në Europë, por unë e kuptoj që ju nuk keni dijeni për vlerën e tij të padyshimtë. Nuk e vlerësoni këtë ofertë në të gjithë madhështinë e saj. A do të ishte mirë sikur t’ia shtonim Manajt edhe kartonin e Umtitit?

Zhang: Le të bëhemi serioz zotëri, kemi ardhur për negociata këtu, jo për të folur budallëqe”.

/Gazeta Sinjali/