image Gazeta serbe: Rama uron Vuçiqin pas fitores së zgjedhjeve në Serbi

Rajon

Gazeta serbe: Rama uron Vuçiqin pas fitores së zgjedhjeve në Serbi

news image

Aleksandar Vuçiq, presidenti i Serbisë dhe lideri i Partisë Përparimtare Serbe shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të mbajtura dje në këtë vend.

Gazeta serbe Kurir, shkruan se mes urimeve ndaj Vuçiq ka qenë edhe ai i kryeministrit Edi Rama.

Kurir shkruan se ndër të parët lider që ka uruar Vuçiq ku nuk mungonin dhe presidenti gjithashtu i sapozgjedhur i Hungarisë Viktor Orban, kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski si dhe anëtari serb i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik.

Urime nga Hungaria u dërguan nga presidenti Katalin Novak dhe kryeministri Viktor Orban, dhe në emër të Republikës së Sllovenisë nga presidenti Borut Pahor dhe kryeministri Janez Jansha. Presidenti Vuçiç ka pranuar urime edhe nga kancelari i Republikës së Austrisë, Karl Nehamer, nga kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, si dhe nga kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Urimet në emër të mbretit të Bahreinit u dërguan nga Sheikh Nasser bin Hamad bin Isa al Khalifa. Edhe anëtari serb i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, ka uruar presidentin Vuçiç dhe fitoren e tij në zgjedhje”, shkruan Kurir.

Në zgjedhjet parlamentare serbe morën pjesë edhe partitë shqiptare, të cilat garuan me dy lista: Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar dhe Alternativa Demokratike Shqiptare – me gjithsej 20 kandidatë.

Zyrtarët zgjedhorë thanë se dalja në zgjedhje mund të jetë deri në 60 për qind, shifër më e lartë se ajo në zgjedhjet e kaluara parlamentare të vitit 2020. Komisioni i Zgjedhjeve në Serbi njoftoi se do të shpallë rezultatet sot deri në orën 20:00.

Pesë vjet pasi fitoi mandatin e parë si president, Vuçiq vazhdon të jetë forca dominuese në Serbi, duke predikuar paqe dhe stabilitet në një kohë kur Evropa po përballet me konfliktin më të madh që prej Luftës së Dytë Botërore.

Sfiduesi kryesor i Vuçiqit në këto zgjedhje ishte ish-shefi i ushtrisë Zdravko Ponosh – një gjeneral në pension, që doli befas si kandidat i kampit opozitar pro Bashkimit Evropian.

/GazetaSinjali/