image Gazeta ruse: Fjalimi i Putinit për shpalljen e luftës ishte regjistruar më 21 shkurt

Botë

Gazeta ruse: Fjalimi i Putinit për shpalljen e luftës ishte regjistruar më 21 shkurt

news image

Gazeta ruse “Novaya Gazeta”, ka raportuar se fjalimi i presidentit rus, Vladimir Putin, për “një operacion të veçantë ushtarak”, i cili u transmetua të enjten, është incizuar tri ditë më parë.

Po ashtu, kjo gazetë publikoi disa detaje në bazë të së cilave tregoi se fjalimi ishte incizuar më 21 shkurt në orën 19:00.

Përveç tjerash, grupi “Conflict Intelligence Team” (“Ekipi i Inteligjencës së Konflikteve”) me seli në Rusi vuri re se Putini e kishte kravatën e njëjtë si në kohën kur deklaroi se Rusia do ta njohë pavarësinë e dy rajoneve lindore të Ukrainës.

/GazetaSinjali/