Gjysma e botës e dënon Putinin për agresionin rus në Ukrainë, ndërsa gjysma tjetër e lavdëron në mënyrë të pashpjegueshme.
Është fati i Vladimir Putinit, i cili mund të ketë gjetur një armik në Perëndim, por gjithashtu ka zbuluar se shumë liderë – në një mënyrë pak a shumë të mbuluar – e simpatizojnë atë dhe janë gati ta marrin atë si një model për t’u ndjekur.
“Derisa Mariupoli u bombardua pa mëshirë nga frocat ajrore ruse, në heshtje totale të mediave perëndimore miku/rivali i tij Rexhep Tajip Erdogan goditi me ‘çekiç’ forcat kurdistane, Serbia e Aleksandar Vuçiq e ka parë të arsyeshme të kërcënojë Kosovën“, shkruan mediumi italian lanotiziagiornale.
Me pak fjalë, duket se shumë Putin të vegjël po gjejnë guximin për t’u treguar botës, me një sërë veprimesh që kërcënojnë paqen globale.
Gradualisht “operacione speciale” të ndryshme po shpërthejnë – ose rishpërthejnë – në pjesë të ndryshme të planetit.
“Pjesa e fundit e këtij përshkallëzimi shqetësues tensionesh u shfaq me gjithë qartësinë e saj gjatë përballjes së ashpër në OKB mes delegacioneve të Serbisë dhe atij të Kosovës“, shkruan tutje mediumi italian.
Pra, këto mosmarrëveshje të vjetra që dukeshin të harruara po kthehen për t’i vënë flakën Ballkanit aq shumë sa që dje në Kombet e Bashkuara përplasja ishte shumë e ashpër me dy delegacioneve, duke akuzuar njëri-tjetrin se donin të minonin stabilitetin e rajonit.
Gazeta italiane këtu thekson deklaratën e Selakovicit kur sulmon Gërvallen me fjalët “Gërvalla flet për kasapët e Ballkanit, por nuk kujton se kasapët e vërtetë të Ballkanit janë i ashtuquajturi ish-president Hashim Thaçi dhe i ahstuquajturi ish-kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli, të cilët po mbahen në burgun e Tribunalit të Hagës për Krime Lufte për UÇK’në”.
Teksa përmendin këtë deklaratë të Selakovicit, në një paragraf më poshtë, gazeta italiane shkruan se “duhet të merren masa para se të jetë tepër vonë”.
Mediumi italian përmend faktin se Beogradi nuk e ka njohur kurrë pavarësinë e Republikës së Kosovës, sikurse Putini që nuk e njeh atë të Ukrainës. Tutje “Lanotiziaregionale.it” thotë se në veri të Kosovës ka territore që e ndjejnë veten të lidhur me Serbinë dhe bën një krahasim me rajonit e Donbass-it.
Në tekst përmendin edhe protestat në veri kundër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, e ku serbët brohoritnin “Ne i besojmë vetëm presidentit Vuçiq”.
“Për të mos përmendur që nëse Putin thotë se dëshiron të godasë nazistët në Kiev dhe Erdogan thotë se dëshiron të sulmojë terroristët në Kurdistan, Vuçiq duket se konceptualisht dëshiron të rreshtohet me të dy”, shkruan tutje ky medium.
Në fund gazeta italiane shkruan se është evidente që ekziston rreziku, meqë Serbia ka disa muaj që lëviz trupat afër kufirit, dhe potencon se lëvizje të tilla nuk lënë shije të mirë.