image Gazeta Gjermane: SHBA po u jep sinjal Kosovës dhe Serbisë për investime

Kosovë

Artikulli/ Gazeta Gjermane: SHBA po u jep sinjal Kosovës dhe Serbisë për investime

news image

Gazeta Gjermane “Sueddeutsche Zeitung”, ka shkruar se Grenell si i Dërguar Special i SHBA-së, u ka dhënë sinjal Kosovës dhe Serbisë për investime në këtë rajon.

“Ky është një sinjal që ekonomia amerikane dhe evropiane të investojë në rajon”, ka thënë ambasadori Richard Grenell, në Konferencën e Sigurisë.

Ndërsa gazeta gjermane ka shkruar një artikull për nënshkrimin e marrëveshjes se hekurudhave dhe autostradave që ka ndodhur mes dy shteteve të rajonit me inicimin e Richard Grenell.

“Ditë më parë janë nënshkruar dy marrëveshje, për hekurudhat dhe autostradat mes Kosovës dhe Serbisë, e gjithë kjo është mundësuar nga i dërguarit special i presidentit Trump, Richard Grenell, i cili është shprehur se ky është një sinjal për biznesin në Shtetet e Bashkuara dhe Europë për të investuar në këtë rajon”, ka shkruar “Sueddeutsche Zeitung”

Fokusi i gazetës gjermane ka qenë edhe tek puna që po kryejn SHBA në këtë rajon për të arritur marrëveshje Kosova dhe Serbia, që sipas gazetës nuk ndodh shpesh që diplomatët amerikanë të festojnë një marrëveshje të arritur në Europën Juglindore.

“Nuk ndodh shumë shpesh që diplomatët me përvojë amerikanë festojnë për marrëveshjet hekurudhore në Europën juglindore.Të premten në mëngjes, në prag të Konferencës së Sigurisë së Mynihut, kjo është pikërisht ajo që ndodhi, Richard Grenell, Ambasadori amerikan në Berlin së bashku me Presidentët e Serbisë dhe Kosovës, Aleksandar Vucic dhe Hashim Thaçi”, shkruan në artikullin e gazetës gjermane.

Kujtojmë që marrëveshja për hekurudha dhe autostrada u nënshkrua në Munich, në Konferencën e Sigurisë, ku të pranishëm ishin presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq./ Gazeta Sinjali/