image Gazeta gjermane “Bild”: Izolimi nga COVID-19 ishte gabim i pamatshëm, shumë i madh

Botë

Pandemia/ Gazeta gjermane “Bild”: Izolimi nga COVID-19 ishte gabim i pamatshëm, shumë i madh

news image

Gazeta më e shitur në Evropë, ‘Bild’, njoftoi se në përballje me COVID-19, izolimi ishte gabim i pamatshëm, gabim shumë i madh, pas një sontazhi të kryer me shumë figura publike, intelektualë, kritikë dhe opinionistë, politologë dhe ekonomistë.

Duke riprodhuar komente nga shtatë intelektualë të mirënjohur, nga grupi i të pyeturve, gazeta ‘Bild’ nënvizon se dyshimet, argumentet dhe përplasjet e këtyre muajve të izolimit, lidhur me kufizimin e të drejtave të njeriut, rezultojnë të vërteta. Mes izolimit njerëzve u janë cënuar të drejta themeltare.

Në prezantimin e opinioneve të këtyre “mendimtarëve të paanshëm” me vlera të mëdha intelektuale, gazeta gjermane vë në dukje se udhëheqësit politikë të Gjermanisë, injektuan dhe imponuan në popull rekomandime zgjuarsisht të kamufluara, për të justifikuar izolimin, rekomandime që i ndiqnin verbërisht shumë vende në Europë, rekomandime që justifikonin thjesht me fjalë izolimin e ekonomisë dhe të jetës publike, ndërkohë që interferonin dhe cënonin lirinë e çdokujt, pa marrë parasysh fare “zërat kundër” këtyre masave, apo rekomandimeve të ndërmarra.

Prof. Klaus Püschel, për shembull, një patolog, kreu i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Spitalin Universitar të Hamburgut, e argumentoi me prova se “në fund, COVID-19 është një sëmundje virale si gripi, që në shumë raste është e parrezikshme dhe është fatale vetëm për raste përjashtimore”.

“Është e rëndësihme të shikosh post-aritmetikën e epidemisë, për të parë nëse COVID-19 shkaktoi vdekje në nivelin e një pandemie”, vuri në dukje doktor Püschel. “COVID-19 rezultoi të ishte kashta që i theu shpinën devesë”.

Profesori Stefan Homburg i Universitetit të Hanoverit, një ish këshilltar i qeverisë federale, pranon se shifrat zyrtare nuk e justifikojnë kurrësesi izolimin.

“Qeveritë e të gjitha shteteve, përfshi edhe Gjermaninë që duket se drejtonte të tjerët, bënë një gabim të pamatshëm, një gabim gjigant me mbylljen, izolimin e vendit, Evropës dhe botës. Frika është që pasojat mund të jenë të mëdha dhe shpresa le të mbetet që qeveritë nuk do të ndërmarrin ndonjë valë të dytë masash dhe rekomandimesh, por do të hapin urgjenisht dhe tërësisht vendet e tyre”, tha ai. /Gazeta Sinjali/