image Gazeta franceze shkruan për lidhjet e Dick Martyt me agjentin rus para se ta akuzojë Thaçin për trafikim organesh

Drejtësi

Gazeta franceze shkruan për lidhjet e Dick Martyt me agjentin rus para se ta akuzojë Thaçin për trafikim organesh

news image

Gazeta Franceze L’Opinion ka publikuar një artikull rreth aktakuzës së Hagës ndaj Presidentit Thaçi, duke u rikthyer në historinë e kësaj çështjeje që nga koha kur senatori zviceran Dick Marty, i kishte çuar për miratim në Këshill të Europës gjetjet e tij në Kosovë. Por, cila ishte lidhja e Martyt me spiunin rus të vendosur në Strasbourg.

Bëhet fjalë për gjeneralin e Rusisë në Strasbourg Valery Levistky, i cili e kishte shoqëruar Dick Martyn në Kaukazin Verior, ku dyshohet se aty kanë shkëmbyer informata për çështjet e transplantit.

Jacques Massey: “Në atë kohë, autoritetet nacionaliste të Beogradit, sikurse aleatët e tyre moskovitë, nuk ishin ndalur së bllokuari pavarësinë e Kosovës. Aq mirë sa që duket që historia i paraprinë operacioneve të dezinformimit të ngritura përmes goditjeve fake news nga autoritetet ruse në Evropë”

Nëntë vite pasi ajo u krijua nga Bashkimi Evropian, Tribunali special për Kosovën (KSC) sapo procedoi në formë konfidenciale ngritjen e aktakuzave në Hagë. Pasi që Tribunali ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë shënjestronte në shumicën e rasteve kriminelë serbë të luftës, procedurat në kërë rast janë për ish-anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) e cila u përball me armatën dhe policinë e Millosheviqit nga 1998 deri në 1999. Konflikti rezultoi me më shumë se 13 000 të vdekur dhe 1700 të zhdukur, para së gjithash ndër kosovarë. Por kishte edhe civilë serbë, romë dhe madje edhe shqiptarë, kundërshtarë ose rivalë të guerilës. Akuzat kundër UÇK-së janë ngitur në 2011 nga senatori zviceran Dick Marty në emër të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Duke luajtur me emocione për t’u dëgjuar, ai e privilegjoi një inkriminim krejt tjetër, deri tash asnjëherë të verifikuar, atë të “trafikimit të organeve” të organizuar nga indipendentistët kosovarë.

Në tetor 2011, Clint Williamson ishte prokurori i parë i KSC. Në fund të mandatit të tij, në korrik 2014, ai e nënvizoi përgjegjësinë e rezistencës shqiptare në persekutimin e serbëve, romëve dhe kosovarëve që ishin më pak se 470 viktima – në formë të mbajtjes ilegale, përdhunimit dhe vrasjeve. Por, pandehja për trafikim organesh, maje në kupolën e raportit të Martyt, mbetej të dokumentohej. Prej nga ky paralajmërim: “Të thuhet se çdo serb i zhdukur ose mbytur ishte objekt i marrjes së organeve nuk i shërben asnjë interesi.” Pastaj ishte radha e David Schwendiman, në mars 2018: “Ne disponojmë rreth 700 000 faqe dhe 6 000 video me dëshmi. Objektivi mbetet t’i konfrontojmë individët me prova të prekshme.”

Më në fund, pasardhësi i tij Jack Smith, me ndihmën e zëvendësve të tij Alan Tieger dhe Alex Whiting, përfundon duke i thirrur të dyshuarit e parë dhe dëshmitarët në Hagë në fillim të 2019. Prej atëherë, rreth 150 ish-pjesëtarë të UÇK-së, shpesh “komandantë” të mbrojtësve, ishin thirrur. Dëgjimi i presidentit të Republikës Hashim Thaçi dukej vet i paevitueshëm, pas atij të Kadri Veselit, kryetar në largim i Parlamentit dhe themelues i Shërbimit informativ kosovar. Por gjithnjë asgjë për trafikim organesh…

Akuza fillestare.

Akuza fillestare ishte bërë në prill 2008 në një libër memoaresh të Karla Del Ponte, prokurore në Tribunalin penal ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY) nga 1999 deri në 2007. E transmetuar nga bashkëqytetari i kantonit Tessin në Zvicër Dick Marty para Komisionit juridik dhe të drejtave të njeriut në Asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës, inkriminimi ishte validuar në janar 2011 nga misioni evropian i drejtësisë EULEX, i instaluar në Prishtinë nga 2008.

Burimi kryesor së cilit i referohej Marty ishte një grup shqiptarësh të punësuar si shoferë të UÇK-së: “Elemente solide të marra nga dëshmitarë direkt lënë të mendohet se të burgosur madje ishin të vetëdijshëm për atë që i priste.” Dhe për të cituar një kërkesë për mëshirë të supozuar që i adresohej rojeve që thoshte “një ekzekutim i shpejtë për t’i shpëtuar nga prerja në copa-copa.” Këto fjalë në fakt ishin transmetuar që në 2002 nga gazetari amerikan Michael Montgomery në një shënim të drejtuar për ICTY: “The man asked us to kill them immediately. ‘We don’t want to be cut in pieces’ he said.”

Kësisoji një procedurë e parë ishte hapur duke u bazuar në një alarm të ngritur nga gazetari. Por ajo u u mbyll në 2004 sikurse e precizon një shënim i Jonathan Sutch, përfaqësues i ICTY në Kosovë: “Informacionet ishin bazuar nga takime me dëshmitarë, të gjithë ish-pjesëtarë të UÇK-së, kredibiliteti i të cilëve ishte i pasigurtë.” Kishte edhe akuza tejet të dyshimta. Shtatë muaj pas raportit Marty, një tjetër “dëshmitar kyç” doli nga anonimiteti, “Adrian”, doli më 11 shtator 2012 në televizionin serb RTS: “Ma kanë dhënë një skalper. E vendosa dorën e majtë mbi gjoksin e tij dhe fillova ta prej. Gjaku spërkati. Ai filloi të ulëriste, duke na kërkuar të mos e mbysnim…” Pjesa tjetër e asaj që e thoshte ishte pa u frikësuar nga teprimi. Më vonë, një gaztar Nichomas Schmidle e vërtetoi (“Bring up the bodies” The Neë Yorker, 2013) që “Adrian” ishte përdorur disa herë nga sigurimi serb për të lancuar akuza kundër UÇK-së…

Raporti Marty doli më në fund të ishte e vetmja bazë që e justifikonte ngritjen e një tribunali ad hoc mbi këtë hipotezë të trafikimit të organeve pas miratimit të rezolutës 1782 në Asamblenë Parlamentare të Këshillit Evropian, më 25 janar 2011. Përfaqësuesit rusë, grekë, qipriotë, monegaskë dhe serbë ishin në manovrim gjithë kohës së kësaj seance. Deputeti Leonid Slutsky e kishte dhënë tonin bashkë me kolegun Kosachev, një prej hartuesve të rezolutës finale: “Trafikim ilegal i organeve njerëzore! E pamundur të imagjinohet një krim më i ndyrë. […] Ky krim implikon përgjegjësinë e të ashtuquajturë Ushtri Çlirimtare e Kosovës, të njëjtët të cilët kanë marrë funksione në autoritetet kosovare për ta vazhduar biznesin e tyre antropofagjik [kanibalistik].”

Thashethëme.

E vërejmë që Slutsky, i afërt me nacionalistin Jirinoski, gjendet sot në listën e personaliteteve ruse të cilëve iu nadlohet dhënia e vizave për vendet perëndimore pas aneksimit të Krimesë nga Rusia. Në debat, të zgjedhur nga Evropa perëndimore dëshironin të dëshmoheshin “të kujdesshëm”, përfshirë francezin Jean-Claude Frécon: “Ky raport e bën bashkë një dekadë thashethëmesh mbi këtë trafikim të famshëm organesh pa avancuar prova të vërteta.” Por vetëm kroati Miljenko Doric e kujtoi që “transplantimi është një operacion kompleks. […] Organet duhet të hiqen në kushte sterile, të transportohen shpejtë; mjekët duhet të jenë të aftësuar dhe klinikat të jenë shumë mirë të pajisura.” Do të thotë, të gjitha që mungonin tek mbrojtësit shqiptarë!

Nga ana e tij, Dick Marty fshien çdo dyshim: “Po, ne kemi gjetur dëshmitarë; po, ata janë kredibilë; po, na kanë lejuar të jemi të saktë [sic]. Jo, nuk kanë të bëjnë asgjë me serbët, as me rusët.” Në fakt, ai ishte bazuar para së gjithash në burime të UNMIK-ut dhe të ICTY, vlera e të cilave ishte vënë në pikëpyetje në 2004. Dosjet e një prokurori serb, nga ana tjetër, e kishin ndihmuar të hartonte observimet e tij mbi UÇK-në, në verzionin e dytë të raportit të tij. Senatori e kishte marrë parasysh vetëm një procedurë të vërtetë, të hapur në Prishtinë me iniciativë të EULEX-it, në lidhje me trafikim organesh të praktikuar në 2008 në Prishtinë në një klinikë private Medicus. “Ajo që e kemi shkruar në raport është ngusht e lidhur me aferën e tashme rreth klinikës Medicus, me të paktën një pjesë të njëjtë të aktorëve  kosovarë e të huaj,” përfundonte Marty. Por, dosja penale e filluar në Prishtinë nuk e konfirmuar asnjëherë këtë relacion. Prokurori i EULEX-it Jonathan Ratel madje ka konfirmuar se asnjë lidhje nuk ekzistonte ndërmjet thashethëmeve të heqjes së organeve të 1999 nga të burgosur të UÇK-së dhe dosjes “Medicus” për të cilën përgjegjësit u dënuan në prill 2013.

Aktivitete të fshehta.

Më vonë, pohimet akuzuese të Martyt mund të ekzaminohen po ashtu në dritën e peripecive që e kanë shoqëruar dëbimin, në prill 2018, të Konsullit Gjeneral të Rusisë në Strasbourg Valery Levistky. Kjo masë ishte marrë për shkak të aktiviteteve klandestine si agjent i GRU, shërbimit informativ ushtarak. Por, siç ishte përmendur në Le Monde (23 dhe 24 qershor 2019), ky spiun ishte në kontakt me senatorin Marty në fillim të vitit 2010. Do të thotë një vit para hartimit të raportit të tij. Zyrtarisht i dërguar në administratën në Duma, Levistky e kishte shoqëruar Martyn në Kaukazin Verior. Duke e parë pedigrenë e tij, vështirë të imagjinohej se Levistky ishte i kënaqur të ishte vetëm guidë. Episodi duket si një “shkëmbim informatash” gjerë e gjatë. Për ta kultivuar më pas “legjendën” e trafikut të organeve? Sepse autoritetet e Beogradit, sikurse aleatët e tyre moskovitë, nuk ishin ndalur së bllokuari pavarësinë e Kosovës. Aq mirë sa që duket që historia i paraprinë operacioneve të dezinformimit të ngritura përmes goditjeve fake neës nga autoritetet ruse në Evropë.

Thashethëme të ngjashme të trafikimit të organeve ishin rishfaqur në 2018 për t’i shënjestruar “kapelë bardhët” të cilët i ndihmonin popullatës në Siri e cila bombardohej nga forcat e Bashar Al-Asadit dhe aleatët e tij iranianë e rusë. Akuzat vinin nga një Fonacion rus për studimin e demokracisë.

Dick Marty asnjëherë nuk është detyruar të shpjegonte aproksimimet e tij; imunitetit i tij parlamentar i shërbente për të evituar kërkesat e EULEX-it. Sot, ky ish-i zgjedhur e mban një rezervë, sikur ndonjë “xhoker” i pandalshëm. Në prill 2018, gjatë një takimi në fonacionin zviceran Hirondelle, ai thoshte se nuk priste asgjë nga tribunali special për Kosovën: “Kush do të ishte aq i çmendur që të dëshmonte 20 vite pas fakteve? Dhe meqë shumë nga dëshmitarët veç janë vrarë.

”https://www.lopinion.fr/edition/international/kosovo-a-haye-justice-internationale-a-l-epreuve-desinformation-219197?fbclid=IwAR2ZTjq_Vnv04BrggineY8LmUzsDi84Cgf_oNGPNP-cxW35KA-1O2FYqH74