image Gazeta e njohur franceze shpall Bernard Challandes personalitetin e vitit 2019 në Kosovë

Futboll

Sport/ Gazeta e njohur franceze shpall Bernard Challandes personalitetin e vitit 2019 në Kosovë

news image

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka pasur një popullaritet të madh në Kosovë që nga muaji mars i vitit 2018.

Challandes së fundmi është emëruar si “Personaliteti i vitit 2019 në Kosovë”, nga gazeta e njohur franceze “24heures”, transmeton Gazeta Sinjali.

Trajneri i kombëtares është shprehur për gazetën zvicerane se ky është një shpërblim i shkëlqyer për të.

Kujtojmë se Kombëtarja e Kosovës ka dy ndeshje të mëdha para vetes. Më 26 mars përballet në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve me Maqedonin e Veriut dhe në rast të fitores, do të luajë me fituesin e ndeshjes Bjellorusi – Gjeorgji, më 30 mars në finale./Gazeta Sinjali/