image Gazeta “Blick” zbulon agjendën, njofton për një udhëtim të Kurtit në Zvicër - Sinjali

Gazeta “Blick” zbulon agjendën, njofton për një udhëtim të Kurtit në Zvicër

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë në “World Economic Forum”, i cili pritet të mbahet nga 22 maji deri më 26 maj, në Zvicër.

Sipas mediumit zviceran “Blick”, Kurti do të takohet me zëvendëspresidentin e Zvicrës, Alain Berset, i cili përveç udhëheqësit kosovar do të mirëpresë edhe udhëheqës të vendeve të tjera.

Në kuadër të këtij forumi, Zvicra po përgatitet të presë shumë liderë botërorë dhe për këtë do të bllokohet pjesërisht hapësira ajrore mbi Davos, si dhe do aktivizohen 5000 ushtarë për mbarëvajtjen dhe sigurinë e forumit.

Politikanët e qeverisë zvicerane do kenë mundësi të bisedojnë me shumë liderë rajonalë dhe botërorë. Presidenti i Zvicrës, Ignazio Cassis, ka parashikuar rreth 30 takime, përfshirë edhe me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Pas ceremonisë së hapjes të hënës, presidenti Cassis, të martën, do të takojë ministrin e Jashtëm Dmytro Kuleba. Tema kryesore pritet të jetë Konferenca e Luganës në korrik, e cila parasheh fonde për rindërtimin e Ukrainës pas luftës. Krahas saj, bisedime janë paraparë edhe me shefin e qeverisë spanjolle Pedro Sanchez.

Po ashtu, Viola Amherd, e cila udhëheq Departamentin Federal të Mbrojtjes së Zvicrës, do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Deklarimet e këtij të fundit për çështjen e Ukrainës do të jenë shumë të mirëpritura, mirëpo, sipas njoftimit, ai do të flasë edhe për çështjen e Ballkanit Perëndimor.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin