image Gazeta austriake: Ish-komandantët e UÇK-së kanë angazhuar anëtarë të SHIK, për t’i frikësuar dëshmitarë

Kosovë

Gazeta austriake: Ish-komandantët e UÇK-së kanë angazhuar anëtarë të SHIK, për t’i frikësuar dëshmitarë

news image

Në lidhje me gjykimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale, ka shkruar edhe gazeta austriake “Der Standard”, të cilin proces e kanë cilësuar si proces të ndërlikuar.

Në shkrimin e kësaj gazete thuhet se dëshmitarët janë frikësuar dhe dokumentet janë zbuluar.

Një pjesë e artikullit të kësaj gazete thuhet se burrat që dyshohet se kanë kryer krime gjatë luftës së vitit 1999 do të mbahen përgjegjës.

Gjithashtu thuhet se këta burra që kanë ndërtuar karrierë politike gjatë 20 viteve të fundit, të cilët gjithashtu i kanë thënë formë imazhit të vendit.

Gjykata Speciale e Kosovës për Krime të Luftës u themelua më 2016 dhe gjykimi i disa ish-komandantëve udhëheqës të UÇK-së tashmë ka filluar. Të akuzuar të kësaj gjykate janë ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ish-nënkryetari i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, dhe ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi nga Nisma.

Ata akuzohen për arrestim, torturim, vrasje dhe përndjekje ilegale nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të vitit 1999. Në aktakuzë përmendet një “ndërmarrje e përbashkët kriminale”, të cilës thuhet se i përkisnin këta persona.

Gjithashtu në këtë artikull të kësaj gazete thuhet se Gjykata Speciale në qershor kishte njoftuar për akuzat kundër Thaçit, para se ato të konfirmoheshin.

“Z.Thaçi dhe z.Veseli besohet se kanë kryer fushatë sekrete për ta shfuqizuar ligjin për krijimin e gjykatës dhe për ta penguar punën e gjykatës për t’u siguruar se ata nuk do të sillen para drejtësisë”, thuhet në një deklaratë të gjykatës. Akuzat tashmë janë konfirmuar dhe të pandehurit janë marrë në pyetje.

Prokurori në Hagë ka publikuar dokumente në të cilat thuhet se Thaçi është përpjekur të ndikojë te dëshmitarët e mundshëm. Ish-komandantët ende mund të ushtrojnë shumë trysni dhe t’i frikësojnë njerëzit, sepse është një lloj solidariteti në Kosovë kur bëhet fjalë për luftën. Shumë kanë frikë për pasoja për veten dhe familjet e tyre, nëse dëshmojnë. Sipas dokumenteve, Thaçi dyshohet gjithashtu se është përpjekur të ndikojë te dëshmitarët e mundshëm përmes ofrimit të ryshfetit dhe ofrimit të beneficioneve. Thuhet se këtyre personave u janë ofruar edhe poste.

Gjithashtu në këto dokumente thuhet se ata kanë angazhuar anëtar të ish-shërbimit sekret në Kosovë që t’i fikësojnë dëshmitarët.

Por tash dokumentet nga Gjykata Speciale gjithashtu janë zbuluar te ish-anëtarët e UÇK-së dhe dëshmitarët frikësohen se UÇK-ja tani mund t’i publikojë emrat e tyre. Dy persona nga Shoqata e Veteranëve të UÇK-së janë arrestuar për shkak të zbulimit të dokumenteve.

Procedurat kundër ish-komandantëve po zhvillohen në kohën kur këta politikanë janë të popullarizuar dhe gëzojnë shumë përkrahje nga popullata, e cila nuk ka të bëjë asgjë me luftëtarët e vjetër, por kryesisht dëshiron luftim të korrupsionit.

/Gazeta Sinjali/