Deputetja nga radhët e LDK-së, Besa Gaxherri, ka thënë se jo gjithmonë duhet të sillemi si patriotë para Listës Serbe.
Gaxherri ka theksuar se ajo nuk beson që Lista Serbe ka hequr simbolet e Republikës së Kosovës.
“Ne kemi kryer një marrëveshje me Listën Serbe, duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Ata paguhen nga taksapaguesit e buxhetit të Republikës së Kosovës. Ne si shumicë, nuk duhet të pretendojmë që ta shfrytëzojmë gjithmonë rastin që të shitemi patriotë para Listës Serbe. Sidoqoftë, simbolet e Kosovës, duhet të respektohen, ata që nuk i respektojnë duhet të shkojnë. Pa dashur me politizu këtë çështje, Lista Serbe, nuk mundet me u sjell duke i larguar simbolet e shtetit, ose duke i keqpërdorur. Unë nuk besoj se ka ndodhur një gjë e tillë”, ka thënë ajo në Info Magazinë.
Ajo më tutje është shprehur se Lista Serbe merr direktiva nga Beogradi, por nuk ju funksionojnë gjithmonë siç ata duan. Sipas saj, kur Lista Serbe, tentoti ta rrëzojë Qeverinë Haradinaj, LDK veproi ndryshe.
“Lista Serbe shkon sipas direktivave të Beogradit, këtë nuk duhet ta mohojmë. Kur Lista Serbe, tentoti të bëjë mocion mosbesimi ndaj Qeversië Haradinaj, ne edhe pse ishim kundër, nuk e bëmë një gjë të tillë, vepruam kundër atij vendimi. Ne si LDK ia bëmë me dije Listës Serbem që qeveritë nuk ndërrohen në Kosovë, kur ju merrni direktiva nga Beogradi”, deklaroi Gaxherri./ Gazeta Sinjali/