Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, ka thënë se është turp për ato parti që çështjen e taksës ta kthejnë në kauzë.
“Është turp që temën e taksës ta krijojmë si kauzë. Ne duhet të ulemi dhe të fitojmë kundër Serbisë”, është shprehur Gaxherri.
Tutje, ajo tregoi se cilët hapa duhet t’i ndërrmarrë qeveria e re në Kosovë.
“Duhet me vendos me tërhjek taksën, duhet të përgatitemi mirë, duhet të shkojmë në tavolinë dhe ta përfundojmë këtë çështje”, ka thënë Gaxherri.
Ndërsa për zgjedhjet në Podujevë, Gaxherri tha se LDK-ja do të fitojë.
“LDK do të fitojë në Podujevë, respekt për kandidatin e Vetëvendosjes, megjithatë LDK’ja do të fitojë”, shtoi Gaxherri. /Gazeta Sinjali/